Krim i organizuar, shpëlarje parash dhe shmangie tatimi në vlerë prej 1.6 milion eurosh janë veprat penale, me të cilat po ngarkohen tre vëllezërit Albert, Mentor e Arianit Beqiri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në mes të viteve 2011 dhe 2012, Albert Beqiri, si pronar i biznesit OIL KOSOVA, si dhe Mentor e Arianit Beqiri, si persona që operojnë me këtë kompani, akuzohen se kishin dhënë informacione të rreme në ATK, lidhur me të ardhurat e gjeneruara në kuadër të këtij biznesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria gjithashtu akuzon Vesat Imerin se si punonjës dhe kontabilist në kompaninë OIL Kosova ndihmoi tre vëllezërit për kryerjen e veprës penale, shmangie nga tatimi, duke dhënë këshilla, duke fshehur prova, madje edhe të identitetit të kryerësit të veprës penale.
Ende pa filluar leximi i aktakuzës, avokatët e katër të akuzuarve kërkuan nga gjykatësja e EULEX-it që mediat të mos xhironin fytyrat e klientëve të tyre.
Kjo kërkesë u mor parasysh nga ana e trupit gjykues.
Në këtë shqyrtim fillestar pati shumë mospajtime sa i përket formës së dorëzimit të aktakuzës dhe u kërkua që të kthehej i gjithë dokumentacioni origjinal, i cili ishte konfiskuar gjatë bastisjeve.
Derisa të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, mbrojtja po pretendon se prokuroria nuk ka arritur të ngritë aktakuzën brenda afatit ligjor prej dy vjetësh.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për të gjitha këto akuza, të pandehurit rrezikojnë burgim nga 4 muaj deri në 10 vjet burgim.