Me një deklaratë për medie, Hasan Shala, kryetar i deritashëm i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar opinioni se që nga sot nuk është më kryetar i kësaj Gjykate, transmeton Koha.net.
Ky është teksti i deklaratës së Shalës:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftoj se në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KI-55/2017, nga sot, me 17.07.2017, nuk jam kryetar i Gjykatës së Apelit.
Falënderoj gjyqtarët e Gjykatës se Apelit, stafin administrativ, institucionet kushtetuese më te cilat kemi pasur bashkëpunim, donatorët, organizatat jo qeveritare dhe mediet për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë këtyre 6 muajve.
Pres që KGJK-ja, shumë shpejtë t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne të vazhdojmë me synimet tona të përbashkëta, për një gjyqësor, të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës”.