Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas mbledhjes se kryesisë së kësaj partie ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, transmeton KTV.
Ai ka shtuar se ende nuk dihet data se kur do të bahet seanca konstituive. Hoxhaj ka shtuar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj dhe presidenti Thaçi janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ju takon atyre që kur të piqen rrethanat të caktojnë seancën konstituive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si koalicion, e përsëris, i kemi votat por a mund të ndodhë të mbahet seanca këtë jave apo javën e ardhshme nuk e di pasi iu takon Veselit, Haradianjt dhe Thaçit”, ka thënë Hoxhaj.
Ai nuk ka mundur të konfirmojë nëse kreu i kësaj partie është kandidat për kryetar të Kuvendit.
“Si koalicion nga ajo se çka kam kuptuar nga Veseli dhe Haradinaj është se ne i kemi numrat dhe natyrisht nuk do të shkojmë në ndonjë seancë pa e pasur shumicën e domosdoshme. Kjo është temë e mbyllur, por partneret e koalicionit duhet të hartojnë një platformë qeverisëse për të cilën besojmë se do të punojmë javën e ardhshme”, ka theksuar nënkryetari i PDK-së.