Zhvillimet e fundit politike në Maqedoni kanë ngjallur reagime të shumta, jo vetëm të palës shqiptare atje, por edhe të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.
Me vendimin e presidentit maqedonas, George Ivanov, për të mos i dhënë mandat liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re, nuk po pajtohet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se platforma shqiptare nuk e cenon sovranitetin e Maqedonisë dhe nuk ndikon në ndarjet ndëretnike në këtë shtet. Ndaj vendimit të presidentit maqedonas, ka reaguar edhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se Ivanovi me vendimin e tij ka abuzuar me Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, duke varrosur gjithashtu edhe demokracinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ndërkaq, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i ka bërë apel klasës politike shqiptare të qëndrojnë të bashkuar dhe kurrsesi të mos ia mundësojnë Gruevskit themelimin e Qeverisë.
Ymeri gjithashtu ka thënë se shqiptarët në Maqedoni në asnjë moment nuk duhet të lihen vetëm nga Tirana zyrtare.
Ndaj vendimit të presidentit Ivanov, ka reaguar një ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, i ka thënë presidentit maqedonas, se gjuha shqipe s’është e armikut, por e një populli shtet- formues.
“Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i dashur President”, kishte shkruar, Rama.