Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PAN-i mban sekret emrat e deputetëve deri në ditën e seancës

Mungesa e numrave të koalicionit PDK-AAK-Nisma për të krijuar Qeverinë është duke vonuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Hashim Thaçi.

Edhe pse deklarativisht thonë të kenë arritur marrëveshje individuale me disa deputetë nga partitë shqiptare, zyrtarë të PAN-it nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për votuar qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tyre, kjo do të dëshmohet vetëm ditën e seancës.

Deri më tani kanë munguar edhe veprimet e administratës së Kuvendit për përgatitjen e seancës plenare, e cila është përgjegjësi e legjislaturës së fundit.

Ramush Haradinajt, i nominuar për kryeministër nuk i ka mjaftuar më shumë se një javë kohë për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje. Pas refuzimit që i bëri Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Haradinaj është në kërkim të votave nga deputetët individualë të këtyre partive. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.