Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama urdhëron ministrat të bëjnë pushimet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara në disa nga mediumet greke, sipas të cilave, ai po kalon pushimet në Parga, të Greqisë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama thekson se se nuk është me pushime, por edhe kur t’i nisë ato do ti bëjë vetëm në Shqipëri, përcjell atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje sipas tij, ky është rregull edhe për ministrat që të pushojnë vetëm brenda vendit.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi. 1. S’jam me pushime 2. Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3. Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama në facebook.