Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri malazez i Mbrojtjes sqarohet për deklaratën në lidhje me dërgimin e ushtarëve në Kosovë

Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se vendi i tij nuk do t’i dërgojë ushtarët e vetë në luftë as kundër serbëve, as kundër shqiptarëve në Kosovë, por se do t’i angazhojë ata në kontekst të promovimit, ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Mina”, Boshkoviq ka thënë se deklarata e tij e mëhershme është nxjerrë jashtë kontekstit, me qëllim “shumë të keq” nga media të caktuara që nuk e pranojnë faktin se Mali i Zi është shtet i pavarur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me anëtarësim në NATO, Mali i Zi është bërë pjesë e një sistemi të vlerave të demokratike. Një prej këtyre vlerave është promovimi dhe ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajone krizash në mbarë botën”, ka thënë Boshkoviq, transmeton Koha.net.

“Mali i Zi, ushtarët e vetë nuk do t’i dërgojë në luftë kundër serbëve, e as kundër shqiptarëve në Kosovë, por do t’i angazhojë vetëm në kontekst të promovimit, ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, qoftë për Kosovën apo për ndonjë territor tjetër që është në marrëveshje me 29 shtetet anëtare të NATO-s”, ka deklaruar ministri malazez i mbrojtjes.