Vendimi i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov për të mos ia dhënë mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë që analistët të vlerësojnë se Maqedonia gjendet në krizën më të thellë, në historinë e saj.
Analisti Qani Mehmedi, thotë për KosovaPress se presidenti i Maqedonisë me vendimin e marrë, ka shkelur Kushtetutën me dy këmbët dhe se Maqedonia tashmë gjendet në prag të një lufte civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Maqedonia është në krizën më të madhe që ka qenë ndonjëherë në historinë e vet si shtet i pavarur. Maqedonia pra është në prag të një lufte civile. Vendimi i president të Maqedonisë, George Ivanov mos me ia dhanë mandatin shefit të opozitës, njeriut të dytë që ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, do të thotë shkelje me dy këmbë e Kushtetutës së Maqedonisë. Përpjekja e Ivanovit, që topin me e hudh tek shqiptarët, kinse një shtet fqinj ka bërë atë deklaratë, që ishte deklaratë e rëndësishme, por ishte deklaratë mes partive politike shqiptare, e cila nuk kalon në asnjë pikë dhe asnjë presje kornizën marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Mehmedi. “Tashti pse kjo iu duhet përsëri, mirë e thoshte Ali Ahmeti në reagimin e menjëhershëm, se tani është shumë me rëndësi, që problemin brenda etnik në mes të VMRO-së SDS mos të kalojë në problem shqiptaro-maqedon, për shkak se maqedonasit nëpër rrugët e Shkupit dhe qytete tjera të Maqedonisë, po përpiqen me çdo kusht, që të krijojnë një konflikt shqiptaro-maqedon. Unë jam i bindur që shqiptarët janë pjekur dhe janë ngritur në atë shkallë, sa ta kuptojnë këtë dhe me asgjë të mos provokohen për një konflikt”, tha ai.
Mehmedi thotë se për të dalë nga kjo gjendje, duhet intervenim ndërkombëtar, pasi që Maqedonia, nuk ka kapacitet për të dalë prej kësaj krize.
Dje kryetari i Maqedonisë George Ivanov, në një konferencë për shtyp ka thënë se “platforma është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.
Ivanov ka thënë se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.
