Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fajon: Mali i Zi s’ka pengesa politike për anëtarësim, për dallim nga Kosova, Maqedonia e Serbia

Foto: Koha

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, ka vlerësuar se “Mali i Zi nuk ka pengesa politike në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, siç kanë probleme Kosova me Serbinë dhe Maqedonia për emrin.

Fajon, në një deklaratë për të përditshmen e Podgoricës, “Pobjeda”, ka thënë se BE duhet të jetë më e vendosur kur bëhet fjalë për gatishmërinë që këtyre shteteve t’u bëhet me dije se janë të mirëseardhura në BE dhe se llogarit në to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në anën tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë më shumë në rrugën drejt BE-së që të na e bëjnë të qartë se në të ardhmen veten e shohin vërtet në familjen tonë”, ka shtuar Fajon, transmeton Koha.net.

Deputetja sllovene në Parlamentin Evropian vlerëson se Rusia gjithsesi se do të vazhdojë me mbrojtjen e interesave të veta në rajon.