Kreu i Lëvizjes për Bashkim, njëherësh ministri i Diasporës, Valon Murati ka shprehur qëndrimin se lufta çlirimtare sigurisht që është përpjekja më kulmore e popullit shqiptar për lirinë e Kosovës.
Ka thënë se Serbia tash e 18 vjet nuk po lënë gur pa lëvizur që këtë luftë ta denigrojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu Serbia do të përpiqet që duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat të vazhdojë me përpjekjet për të destabilizuar shtetin e Kosovës dhe për ta shndërruar atë në shtet jofunksional. Ajo që po ndodh me Ramushin nëpër sistemin e drejtësisë franceze është produkt i këtyre përpjekjeve të Serbisë”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net.
“Ne duhet t’i përgjigjemi me përpjekje për të punuar me konsesus për të gjitha çështjet me rëndësi vitale kombëtare dhe shtetërore si dhe të punojmë seriozisht që të vëmë para opinionit botëror edhe njëherë të vërtetën mbi krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë”, ka shtuar ai.