Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për rrezikun që po shkaktohet nga kombajnat që po qarkullojnë nëpër autostradë.
Ky qarkullim nga mjetet për korrje-shirje, përveç që janë të ndaluara ato rrezikojnë edhe jetët e pjesëmarrësve në autostradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes këtij njoftimi, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e tyre që t’u shmangen veprimeve të tilla.
“Duke iu referuar sezonit veror dhe tani posaçërisht kur kemi në proces korrje-shirjet nëpër gjithë vendin kemi edhe lëvizje më të shpeshta te automjeteve duke përfshirë edhe qarkullimin e mjeteve për korrje-shirje (kombajna). Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje( kombajna) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që përveç që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesëmarrësve tjerë në autostradë duke pas parasysh edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë”, thuhet në njoftim.
Policia apelon tek të gjithë që t’u shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombajna) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndërmarr në vazhdimësi. Policia po përpiqet në vazhdimësi që përveç masave ndëshkuese bazuar në ligj, të njoftojë-senzibilizojë qytetarët apo pjesëmarrësit në trafik për vigjilencë të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe në veçanti evitimin e humbjes së jetëve njerëzore nga pakujdesia.