Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma kërkon që Kuvendi të mos mbajë seanca deri në lirimin e Ramush Haradinajt

Përmes një kumtese, kërkon që Parlamenti i Kosovës të ndërpresë mbajtjen e seancave deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Nisma për Kosovën thotë se me shqetësim të madh pranoi lajmin për shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradninajt deri në muajin prill të këtij viti nga gjykata e Colmarit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nisma është shqetësuar pse kjo shtyrje është bërë për t’i dhënë kohë Serbisë që të sjellë gjoja ende “prova” kundër Ramush Haradinajt.

Zhvillimet e ditës së sotme në rastin e Ramush Haradinajt dëshmuan se shteti i Serbisë i ka angazhuar të gjitha mekanizmat shtetërorë në funksion të arritjes së qëllimit të tyre, që gjykata të besojë në shpifjet e tyre. Prandaj, para shtetit të Kosovës, si detyrë mbi të gjitha detyrat, shtrohet nevoja e angazhimit të të gjitha potencialeve shtetërore për t’i dalë përballë kësaj tendence të Serbisë, thotë kumtesa.

Nisma për Kosovën, kërkon që shteti i Kosovës rastin Haradinaj menjëherë ta shpallë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe konform kësaj të ndërmerr veprimet e nevojshme.

Nisma kërkon që Parlamenti i Kosovës të ndërpresë mbajtjen e seancave deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, thotë kumtesa, Nisma për Kosovën në shenjë proteste, do t’i bojkotojë punimet e Kuvendit të Kosovës. Përjashtim do të bëjë vetëm seanca për demarkacionin sepse këtë çështje e konsiderojmë po ashtu si një nga çështjet e interesit të lartë shtetëror.