Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot i ka dorëzuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi kërkesën për të nisur hetime ndaj 14 kryesuesve lidhur me këtë proces.
Përfaqësuesi i PZAP-së, Mul Desku, ka theksuar se të dyshuarit nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës.
Janë 14 kryesues të gjithsej 14 vendvotimeve në gjithë Kosovën të cilët do të përballen me dyshimin e veprës penale gjatë procesit zgjedhor të 11 qershorit, raporton televizioni publik.
Kryesuesit dyshohen që në mënyra të ndryshme të kenë kryer vepër penale gjatë procesit zgjedhor.
Vlen të theksohet se numri më i madh i kryesuesve të dyshuar janë nga komuna e Ferizajt ku nga gjithsej 14 të dyshuar, 6 prej tyre vijnë nga kjo komunë.