Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF ka zhvilluar punëtoritë me akterët kyç të institucioneve dhe shoqërisë civile në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit dhe Mitrovicës me temën “Referimi i fëmijëve viktima të dhunës, identifikimi i nevojave dhe shërbimeve adekuate”, njofton kumtesa nga KOMF, transmeton Koha.net .
Synimi i punëtorive ishte fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve dhe OJQ-ve në referimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës, identifikimin e nevojave dhe shërbimeve përkatëse si dhe rritja e bashkëpunimit, koordinimit midis profesionistëve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTryezat përfshin diskutime rreth abuzimit fizik, seksual, psikologjik dhe lënies pas dore të fëmijëve.
Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës, përfshirë përfaqësues nga Drejtoritë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave, Shërbimi Sprovues, Policia e Kosovës dhe organizatat jo qeveritare.