Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vëllezërit biznesmenë gjykohen për shmangie tatimi prej 1.6 milion eurosh

Shmangie tatimi në vlere prej 1.6 milion euro, shpëlarje parash dhe krim i organizuar janë veprat penale me të cilat ngarkohen tre vëllezërit Albert, Mentor, Arianit Beqiri si dhe Vesat Ymeri, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës për veprat penale shmangie tatimi, shpëlarje parash dhe krim te organizuar

Që të katër të akuzuarit janë deklaruar se ndihen të pafajshëm pas leximit të aktakuzës, mirëpo mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se kanë ka kaluar afatin ligjor prej dy vitesh për ngritje të aktakuzës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas kërkesës së avokatëve, kryetarja e trupit gjykues ka marrë vendim që mediave t’u ndalojë xhirimin e të akuzuarve. Mbrojtja këtë kërkesë e arsyetoi me faktin se të akuzuarit, vëllezërit Beqiri janë biznesmenë me renome ndërkombëtare dhe shfaqja e tyre në media do të dëmtonte imazhin e tyre.