Dialogu i brendshëm ndërserb rreth Kosovës, i paralajmëruar për në vjeshtë, nuk do ta ketë rezultat njohjen e pavarësisë së Kosovës, thotë kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.
Ky dialog, siç thotë ai, do të ketë për qëllim modelin e ri për procesin e normalizimit të marrëdhënieve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMendoj se na duhet modeli, propozimi ynë, si ta zgjidhim problemin ndërmjet serbëve e shqiptarëve që jetojnë atje poshtë por edhe në Serbinë qendrore. Dialogu është, pra, një kornizë e gjerë e normalizimit të marrëdhënieve si dhe çfarë të bëhet më tutje me ato që janë arritur", citon b92 të ketë thënë Drecun.
Ai thotë se konsensusi është i domosdoshëm që definohet strategjia në situatën që nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës e kur shqiptarët nuk duan asgjë më pak se sa pavarësinë.
Analisti Dushan Janjiq vlerëson se "nëse nuk shkohet me manipulime, mund të arrihet çdo gjë".
"Janë marrë vesh Thaçi, Vuçiq e Daçiq në vitin 2013 se korniza negociuese do të shkojë deri tek i ashtuquajturi akt detyrues, prandaj pas arritjes së atij akti,është i nevojshëm harmonizimi i Kushtetutës me situatën në terren. Natyrisht që nuk është mirë që Kushtetuat të vdesë, e nga ana tjetër nuk ak nevojë tash të bëhet ndryshimi i saj", ka thënë Janjiq.