Zgjedhjet presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës do të mund të mbaheshin ndryshe nga zgjedhjet e viteve të tjera, transmeton koha.net.
Sipas gazetës novosti të Beogradit,fletëvotimet nuk do të dërgoheshin për numërim në Rashkë e Vranje, si më herët, por do të shikoheshin aty ku janë mbajtur votimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ndërrim i praktikës së deritashme mund të ndodhë për shkak të qëndrimit që e ka marrë Gjykata Kushtetuese e Serbisë në qershorin e vitit 2016, sipas të cilit përcaktimi i rezultateve të vitit 2014 nuk ka qenë në përputhje me ligj.
OSBE në Prishtinë i ka thënë kësaj gazete se do të ofrojë përkrahje për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë e për grumbullimin e fletëvotimeve do të flasë pasi të shpallet zyrtarisht mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe se do të veprohet sipas marrëveshjes.