Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj, Kurti apo Hoti favorit i serbëve për kryeministër

Duket se qëndrueshmëria e Haradinajt për postin e kryeministrit të ketë reflektuar edhe te serbët e Kosovës. Ndonëse e shkuara e tij mbetet pjesë e papëlqyer nga ta, pretendenti për kryeministër i koalicionit PAN ka fituar edhe “simpatinë” e qytetarëve serb të Kosovës.

Favorit për këtë, sipas gazetarit Budimir Niciq, e bën mungesa e Haradinajt në dhjetë fundit të qeverisjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur u kthye nga Franca, kishte disa deklarata radikale të drejtuara edhe ndaj serbëve dhe përmendte disa skenarë kroatë edhe rreth dialogut. Madje, fliste që ai s’do të duhej të vazhdonte, derisa Serbia ta pranojë Kosovën, por hajde të besojmë se kjo ishte pjesë e fushatës, por ajo çfarë u jep mundësi serbëve që të bisedojnë me Haradinajn dhe të besojnë në ndonjë qëllim të tij të mirë është që Haradinaj nuk ishte në dhjetë vjetët e fundit pjesë e qeverisë dhe ai nuk e tradhtoi besimin e serbëve për dallim nga shumë të tjerë”, ka thënë ai.

“Mendoj se Haradinaj, së paku unë e vlerësoj kështu, është i vendosur që të ketë njëfarë qëndrimi dhe nëse merret vesh për diçka, në këtë rast me serbët, atëherë edhe do ta realizojë këtë ose do t’u thotë menjëherë kjo nuk shkon. S’bën ta hedhim në letër dhe të shtiremi budallenj më pas e të mos ndodh asgjë. Dhe e treta mendoj se kjo e shkuara e Haradinajt, e shkuara e luftës, meqë edhe vetë ishte pjesë e luftës, jap mundësi që ai s’ka nevojë që ta dëshmojë patriotizmin e tij mes shqiptarëve, por më duket se ka nevojë t’u tregohet serbëve dhe bashkësisë ndërkombëtare e ndoshta serbët nga këto arsye do të munden që eventualisht të hyjnë në koalicion me Haradinajn ose ta përkrahin qeverinë e tij”.

E përvoja nga qeveria Mustafa ka bërë që Avdullah Hoti të eliminohet nga skenarët e një qeverie të mundshme në krye me të.

“Kur bëhet fjalë për Hotin, e kemi parë politikën e LDK-së në periudhën e shkuar dhe mendoj se aty serbët s’kanë çfarë të bisedojnë sepse ato për të cilat u morën vesh, s’janë respektuar aspak”, ka thënë ai.

Ndërsa, e vetmja përparësi e Albin Kurtit, sipas Niciq, është mungesa e tij në qeverisje.

“Mendoj se edhe përparësia e tij është që s’ishte pjesë e qeverisë dhe s’kishte rast t’i tradhtojë serbët, siç e përsëris bën të tjerët dhe e dimë së paku qëndrimin zyrtar të Kurtit edhe ndaj Serbisë, edhe çdo gjëje që është serbe si shembull Asociacioni i Komunave Serbe që përmendet”, ka thënë ai.