Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Haradinaj pengoi ndarjen e Dukagjinit sipas modelit të Mitrovicës, Beogradi vazhdon hakmarrjen ndaj tij

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn i cili, me fletë arrest të Serbisë po mbahet i ndaluar në Francë nga 4 janari.

Surroi këtë ndalim e ka quajtur hakmarrje t të Serbisë për shkak se Ramush Haradinaj dhe njësitë e tij penguan ndarjen e Pejës, Istogut dhe Deçanit sipas planit të aplikuar në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i Surroit:

Në fund të luftës, më 1999, Ramush Haradinaj me njësitet e tij penguan ndarjen e Pejës, Istogut dhe Deçanit sipas planit të aplikuar në Mitrovicë.
Më 2017 ai ende përballet me hakmarrjen politike të Beogradit për këtë.