KFOR-i ka ndërrmar një aktivitet të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) në Sushicë, fshat i komunës së Graçanicës i banuar nga popullata shqiptare dhe serbe e Kosovës. U ndërrua një gyp i prishur i kanalizimit në një shkollë fillore të këtij fshati.
Ky projekt u zbatua nga Qendra e Përbashkët e Detashmentit Rajonal (JRDC) e KFOR-it, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesit e fshatrave, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTubacioni i prishur i kanalizimit në sheshin e lojërave në shkollën fillore ka shkaktuar ambient jo të shëndoshë për fëmijët që nga janari i vitit 2017. JRDC, përmes Ekipit slloven Ndërlidhës të Monitorimit (LMT), Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komunës së Graçanicës ka blerë gypin dhe siguruar ekipin teknik për instalim.