Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis rinumërimi i 64 kutive në Tiranë, Shpëtim Idrizi për 37 vota s’u bë deputet

Tiranë, 13 korrik - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të enjten rinumërimin e 64 kutive, pas ankimimeve të PS-së dhe PDIU-së për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në Qarkun e Tiranës.

PDIU-ja kërkon rinumërimin e 41 kutive, kurse PS-ja rinumërimin e 23 kutive. Sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ankimimit të palëve, KQZ mori vendimin për rihapjen e 64 kutive të votimit për disa qendra ku palët politike kanë pasur pretendimet e tyre për rezultatin nga zgjedhjet e 25 qershorit. Numëruesit e kanë nisur punën me 4 kutitë e KZAZ nr.29 të qarkut të Tiranës.

Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë mandatin në Tiranë për 37 vota, ndërsa PS siguroi mandatin e 18 në Tiranë.