Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka dorëzuar në Inspektorat të Arsimit ankesë lidhur me rizgjedhjen e kundërligjshme të 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës, raporton KTV.
Zëvendësdrejtori i ORCA-së, Gramos Bajçinca, ka thënë se ORCA ka dorëzuar një ankesë që ka të bëjë me të ashtuquajturën rizgjedhje në gradën e njëjtë akademik. Ai paralajmëroi se kjo organizatë do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar avancimet e paligjshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq asistenti i Ministritë të Arsimit, Faton Fetahu, ka thënë se avancimet akademike janë përgjegjësi e Universitetit të Prishtinës, derisa vlerësoi lartë punën që po e bëjnë organizatat joqeveritare për monitorimin e arsimit në përgjithësi.