Samiti i Triestes ishte një mundësi për të çuar përpara arritjet e samiteve të mëparshme të Berlinit, Vjenës dhe të Parisit që u mbajt vjet, për të ndërtuar progres në disa fusha bashkëpunimi veçanërisht në agjendën e konektivitetit që është dhe mbetet element kyç i procesit të integrimit e rajonit te Ballkanit.
Pjesëmarrësit njëzëri konfirmuan mbështetjen për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksuan nevojën për përpjekje për reforma të reja në rajon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoU ra dakord për 7 projekte shtesë konektiviteti me një investim total 500 mln euro, duke e çuar fondin total të konektivitetit që nga 2015 në 1.4 mld euro për 20 projekte investimi.
Shtylla të tjera për të cilat u diskutua ishin: integrimi ekonomik rajonal, zhvillimi i sektorit privat dhe SME-ve, kontektiviteti human, si politikat e përbashkëta për rininë, shkencën, lufta kundër korrupsionit dhe qeverisja e mire, migrimi etj.
Qëllimi i investimeve në Ballkan është ndërlidhja më e mirë dhe përgatitja e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, ka pohuar Komisioneri Europian i zgjerimit Johannes Hahn në një intervistë për DW.
Ka projekte konkrete, sqaron zyrtari i lartë europian, duke treguar sesi është përgatitur për nënshkrim një marrëveshje transporti. Kjo do të thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndërlidhen me ligjet e BE, që forcon edhe raportet ekonomike dhe i jep impulse të reja rajonit.
Komisioneri përcjell edhe bindjen e drejtuesve të tjerë të bllokut kur thotë se vitet e ardhshme në rajon do të hapen rreth 80.000 vende të reja pune. Problemet me Ballkanin, si gjithmonë, mbeten afatet kohore të zbatimit. Premtime ka shumë, por implementimi është i ngadaltë, kujton Hahn. Ngërçin tjetër e përbëjnë hijet e konflikteve të shkuara. Zgjidhja nuk është e lehtë.
“Ne duam t'i bashkojmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg. Por me përpjekjet tona që këto vende, të cilat janë të rrethuara nga anëtaret e BE-së, t'i fusim në infrastrukturën e BE-së në transport dhe në energji, krijohet një bazë për futjen e tyre në struktura të BE-së”, u shpreh Hahn.
Në kuadër të samitit është dhe një marrëveshje për ndarjen e një buxheti prej 48 milionë eurosh, që mund t'u jepen si kredi rreth 6000 sipërmarrjeve.