Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq e quan të rëndësishme autostradën Nish – Prishtinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë janë të rëndësishme projektet infrastrukturore, duke filluar nga autostrada Nish-Prishtinë.

“Ky është projekt thelbësor, i cili ka rëndësi politike dhe jo vetëm ekonomike për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve. Kur të ndërtohet autostrada, nuk ka kohë që të shikohet e kaluara”, ka thënë Vuçiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka përsëritur se për vendin e tij është i domosdoshëm që të marrë nga Bashkimi Evropian “kornizën precize kohore” për anëtarësim.

“Kjo është çështje rëndësishme për ne. Nuk dëshirojmë të dëgjojmë më shumë premtime dhe zvarritje. Dëshirojmë të dimë se Evropa me të vërtetë është e interesuar për ne dhe në cilin afat”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve italiane Ansa.

Vuçiq tha se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Trieste është shumë i rëndësishëm, pasi që për herë të parë do të ketë aktivitete konkrete me rezultate të prekshme.