12 nga gjithsej 15 degët e partisë Uniteti në Maqedoni kanë votuar që të shkrihen në një subjekt politik, Alenca për Shqiptarët, transmeton Tetova sot.
Nënkryetari i partisë, Zulfi Adili, publikisht i shpalli vendimet e degëve, por pa prezencën e kryetarit Gëzim Ostreni, i cili, sipas Adilit, i ka shkëputur kontaktet me kryesinë e partisë që nga 6 prilli, kur edhe është informuar për vendimin e degëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo