President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më në fund e ka pranuar dështimin e idesë së tij për union të doganave në Ballkanin Perëndimor, të cilën institucionet kosovare e kundërshtuan vazhdimisht.
Vuçiq gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut tha se meqë nuk ka pasur koncensus mes vendeve të Ballkanit ideja e tij nuk do të mund të realizohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnionin e doganave në Ballkanin Perëndimor, gjatë fjalimit të tij, Vuçiq e quajti si një ide të mirë, të cilën e kundërshtuan shtetet e Ballkanit vetëm pse ishte ideja e tij.
“Union i Doganave ishte vetëm një ide e mirë e cila nuk gjeti koncensus në mesin e shteteve të Ballkanit dhe si e tillë them se nuk do të mund të realizohet”, ka deklaruar Vuçiq.
Ideja e hedhur nga Vuçiq në kohën kur ai ishte kryeministër i Serbisë për union të përbashkët të doganave është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, sidomos nga Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Sipas analizave nga institucionet përkatëse në Kosovë, nëse union i doganave do të kalonte Kosova do të humbte së paku një miliard euro në vit.