Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Shëndetësisë: Sigurohen të gjitha vaksinat për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se te gjithat vaksinat për Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI) për vitin 2017 janë siguruar dhe dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në bazë të Programit të Imunizimit, rreth 140.000 fëmijë kosovarë deri në moshën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sigurimi i vaksinave është bërë në bashkëpunim me UNICEF-it, që e ka përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë me prokurimin e vaksinave, duke i blerë vaksinat cilësore dhe pa fitim.