Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: S’u lëshojmë rrugë njerëzve pa ide përparimtare

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se skena politike është kapluar nga politikanë që kanë probleme personale, harrojnë që qytetarët i kanë sjellë në ato pozita dhe që do të provojnë të mbajnë peng vendin.

Ai thotë se LDK-ja do të angazhohet që kësaj klase politike që nuk ka ide përparimtare dhe veprime të planifikuara mirë për interesin e qytetarëve, të mos i lëshojë rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund të ngelemi në të kaluarën për shkak se lloji i tillë i politikanëve ka ende fuqi vendimmarrëse. Nuk mund të lëshojmë rrugë për njerëz të tillë, sado e vështirë që do të jetë që t'i bindim qytetarët se të tillë politikanë nuk meritojnë të mbështeten”, ka shkruar ai.

“Për aq kohë sa politika është profesioni i vetëm për disa individë, për aq kohë që politikanët të jenë të kapur në mënyrë të ndryshme, sjelljet e tyre në politikë do të jenë jo racionale dhe më së paku në interes të qytetarëve. Përkundrazi, çdo veprim i tyre do të jetë në funksion të pozicionimit të tyre politik si masë e përkohshme e mbrojtjes dhe realizimit të interesave të caktuara”, thotë më tej Hoti.

“Ne do të angazhohemi që klasën e tillë të politikanëve ta përballim me ide përparimtare, veprime të planifikuara mirë që janë në interes të qytetarëve. Jam i sigurt se kësaj qasjeje ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë”, u shpreh Hoti.