Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti.
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve, është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria”, thuhet në njoftimin për media të MD-së.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t’u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.
Në fund të takimit, Hoxha e falënderoi Rushitin dhe gjithë stafin e Qendrës për ofrimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimit, ndërsa Rushiti u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë.