Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbështetet me 3 milionë dollarë nga SHBA

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane MCC –Millennium Challenge Corporation (Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit) në kuadër të programit “Threshold” për Kosovën ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit, njoftoi përmes një komunikate kjo Ministri.

Më konkretisht në kuadër të komponentës “Qeverisja transparente dhe përgjegjëse” është përfshirë projekti i propozuar nga MMPH për “Mbledhjen e të dhënave mjedisore” në vlerë prej 3 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimin e sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online,” ka thënë mes tjerash ministri Ferat Shala.

Programi “Threshold” do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij vitit dhe do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme.