Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krijimi i Organizatës Kombëtare të Turizmit, i domosdoshëm

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), mbajti konferencën e prezantimit të punimit “Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas”, duke identifikuar hapat e mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionit e turizmit.

Rezarta Delibashzade nga D4D theksoi se ky punim ka për qëllim që vendet të cilat janë në zhvillim e sipër ekonomik të kenë mundësi që të përfitojnë nga turizmi në rritjen e punësimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, kjo më së miri bëhet duke rregulluar legjislacionin me funskionalizimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit.

Ndërsa Sigrid Meijer nga Swisscontact – Promovimi i punësimit në sektorin privat (PPSE) - vuri në pah rëndësinë që ka turizmi në zhvillim ekonomik dhe promovimin e Kosovës si shtet dhe vendosjen në hartë të turistëve.

Isuf Zejna, i cili është autor i punimit, rëndësi të veçantë i jep krijimit të Organizatës Kombëtare të Turizmit si institucioni kryesor koordinues i të gjitha Ministrive në nivel qendror dhe komunave në nivel lokal, për shkak që turizmi nuk mund të jetë përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe e Ministrive të tjera si ajo e Punëve të Jashtme, të Kulturës, Diasporës e të tjera.

Burim Lleshi nga Organizata për Menaxhimin e Destinacionit, tha se vendet turistike duhet të mirëmbahen dhe menaxhohen më mirë nga komunat dhe të krijojnë guida turistike për të huajt që do ndihmonin në zhvillim turizmit.

Valbonë Dushi nga Departamenti i Industrisë tha se ky punim dhe strategjia që është bërë nga MTI janë hapat e parë për rregullimin e fushës së turizmit në Kosovë.

“OKT është më se e nevojshme në koordinim e politikave të nivelit qendror dhe lokal për shkak në mënyrë që të kemi gjithpërfshirje në këtë aspekt”, tha Dushi.

Albion Idrizi, Drejtor Menaxhues i AltaVia Travel, theksoi rëndësinë dhe nevojën e rregullimit të transportit për qasje në vendet turistike.

“Shembull kemi Maqedoninë që ka rregulluar transportin ajror me fluturime direkte dhe çmime të ulëta duke përfshirë edhe udhëtimet me autobusë dhe tren”, tha Idrizi.

Sali Shoshi, drejtor Ekzekutiv i CHwB, theksoi se vendet turistike që po tërheqin vizitorë nuk po mirëmbahen dhe shpesh herë po mbyllen. Ai shtoi se ka nevojë të madhe që të bëhet një partneritet publiko-privat që t’i promovoj këto vende dhe të punësojnë staf në këto pika turistike.

Pjesëmarrësit theksuan se publiku i gjerë dhe disa sektorë të shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat, nuk janë mjaftueshëm të inkurajuar të marrin pjesë në konsultimet mbi turizmin, me ç'rast nuk janë të mirëinformuar nga përfitimet që do të kenë, nëse përfshihen më shumë në planifikim të aktiviteteve dhe zbatimit e tyre, bashkë me institucionet relevante.