Posa filloi seanca e Kuvendit deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e rregullt.
Ky veprim i deputetëve ka ardhur pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPal Lekaj ka ngritur në seancën e sotme çështjen e shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn nga gjykata e Colmarit në Francë.
Lekaj tha se vendimi i sotëm i një gjykate provinciale në Francë për t’ia vazhduar qëndrimin në Francë po shihet qartë se është abuzim me të drejtat e njeriut dhe tendencë për të diskredituar një luftë të tërë.
“Kjo që pamë sot nga Colmari është më shumë se sa një kidnapim. Haradinaj edhe pse është dorëzuar vet në vitin 2005 dhe është shpallur dy herë i pafajshëm nga gjykata më e lartë evropiane, ai po mbahet peng nga një shtet evropian”, theksoi ai.
Lekaj tha se Ramushi duhet të lirohet sa më shpejt. “Për ndryshe e shohim si kombinim vendor e ndërkombëtar për eliminimin e tij nga skena politike vetëm pse po e mbron Kosovën”, tha Lekaj.