Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu thotë se PDK nuk është humbëse në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se partia e tij nuk ka pësuar rënie në vota edhe pse ka humbur 13 ulëse në Kuvend, në krahasim me legjislaturën e shkuar.

Ai thotë se fitorja e koalicionit PDK-AAK-Nisma, që si koalicion ka fituar 39 ulëse, nuk lejon që PDK-së t’i thuhet se ka pësuar rënie në vota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund t’i themi rënie dikujt që është fitues. Normalisht që si koalicion ka më pak vota sepse si parti të ndara ishim me 330 kandidatë në garë, ndërsa tash ishim me 110. Kjo nuk është e njëjtë. Nëse veç e llogarisim që një kandidat merr nga 500 vota mund të kuptojmë dallimin”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.