Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ende nuk ka marrë vendim për mosdeklarimin e pasurisë nga 72 zyrtarë të lartë publikë, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarë të kësaj agjencie kanë thënë për gazetën se janë duke i shqyrtuar këto raste dhe se ndaj të gjithë atyre që nuk kanë arsyetim të bazuar për mosdeklarim të pasurisë, në bashkërendim me prokuroritë përkatëse, do të paraqesë kallëzim penal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKallëzim penal kanë paralajmëruar edhe për zyrtarët që kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë. Por kjo, sipas AKK-së, do të ndodhë pas kontrollit të plotë të 20 për qind të numrit të përgjithshëm të deklarimeve në bazë të shortit të hedhur tri javë më parë.
Ish-kryeparlamentari, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari janë në mesin e 850 zyrtarëve të lartë shtetëror që do t’iu kontrollohet pasuria e deklaruar.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.