Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia ka gabuar kur e njohu Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, transmeton MIA.
Gjatë vizitës në Athinë, ku u takua me homologun grek Nikos Kotziass, Daçiq, siç transmeton agjencia e lajmeve maqedonase MIA, ka thënë se Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj pozicionit serb në raport me Prishtinën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur kërkesën e Kosovës që të bëhet anëtare e UNESCO-s, gjë e cila ka zemëruar Serbinë. Daçiq, siç pohon MIA, ka thënë se nuk ka qenë korrekte nga pala serbe që njohu Maqedoninë me emërtimin Republika e Maqedonisë.