Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, me përfaqësues të tjerë të MeD-së, priti sot një delegacion të asamblisteve të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit.
Delegacioni solli një donacion simbolik, konkretisht një aksion humanitar që gratë turke kishin ndërmarrë për vajzat e dëshmorëve, të veteranëve të luftës dhe të familjeve të varfra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast ato kishin përgatitur 40 dhurata me gjëra të ndryshme të pajës për 40 vajza, të cilat ishin të pranishme në këtë ceremoni.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, i falënderoi asambleistet nga Turqia për këtë donacion.
“Është kënaqësi që po e vazhdojmë bashkëpunimin me komunën e Kyçykçekmexhes edhe në këtë formë, përmes këtij donacioni, të cilin gratë asambleiste të kësaj komune kanë dashur ta bëjnë për këto vajza. Përmes këtij bashkëpunimi, dëshirojmë ta thellojmë edhe bashkëpunimin me Turqinë, e cila është një partner i rëndësishëm për Kosovën”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, tha se është e kënaqur që është e pranishme në këtë aktivitet humanitar. Ajo theksoi se ky aktivitet po realizohet përmes bashkëpunimit me komunën e Kyçykçekmexhes, në të cilën jeton një numër i madh i shqiptarëve. “Uroj që projekte të tilla të realizohen edhe në të ardhmen”, theksoi ambasadorja Kiliç.
Takimi përfundoi me shpërndarjen e dhuratave, dedikuar vajzave të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të varfra.