Zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar të gazit nga Shqipëria pritet të përfshijë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën e Kroacinë, e nëpërmjet degëzimit të Kosovës, edhe Serbinë.
Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës që po zhvillohet në Stamboll, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo strategji, sipas Ramës, bazohet në kompletimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP, që pritet të përfundojë në vitin 2019 dhe me shpresën se Bashkimi Evropian do të mbështesë zgjerimin e TAP-it drejt Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës, Kosovës e Serbisë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë ka nënvizuar faktin se vendi i tij ndodhet mbi një prej fushave më të mëdha të naftës në tokë në Evropë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.