Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja do të pranojë 8.173 studentë të rinj

Në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, është hapur, të hënën, konkursi për pranimin e studentëve.

Në vitin akademik 2017/2018, në këtë universitet mund të regjistrohen 8.173 studentë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtij numri sipas prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, i shtohen edhe 2% nga kategoritë e fëmijëve të dëshmorëve, 12% nga komunitetet joshumicë dhe 5% nga kandidatët e vendeve të rajonit (Mal i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Maqedoni dhe Shqipëri).

“Numri i studentëve të cilët do të pranohen në bazë të kërkesave të njësive akademike është 6.869 studentë, nga të cilët 5.969 të rregullt dhe 900 me korrespondencë. Duke përfshirë të gjitha kategoritë e cekura, numri total i studentëve që mund të pranohen në vitin akademik 2017/18 është 8.173 studentë. Meqë numri i kandidatëve nga komunitetet joshumicë është dukshëm më i vogël se 12 % i lejuar, zakonisht në universitetin tonë regjistrohen më pak kandidatë se numri i lejuar”, ka deklaruar Sahiti për gazetën.

Po ashtu, ka treguar se konkursi për pranimin e studentëve do të jetë i hapur deri më 17 korrik, ndërsa dokumentet e studentëve do të pranohen çdo ditë me përjashtim të së dielës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.