Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Profesorët me kontrata të rregullta edhe në Shqipëri e Maqedoni i sjellin telashe Kosovës

Në emisionin “Puls” të KTV-së, janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohet arsimi i lartë në Kosovës.

Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror për Cilësi ka thënë se kur është emëruar në këtë pozitë, ka gjetur 486 programe të akredituara. Vitin e kaluar ai ka thënë se ky numër ka ra në 415, kurse sot jemi në 282 programe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pres që ndoshta në mbledhjen e radhës numri të shkojë rreth 320 programe në total. Nëse i shikojmë si shifra i kemi zvogëluar numrin e programeve në mënyrë rapide. Kush nuk i plotëson kriteret nuk ka mundësi të akreditohet edhe pikë”, ka thënë Rexha.

Ndërsa, Salie Gajtani “Koha Ditore”, ka thënë se “edhe pse ka punuar mirë Këshilli për Akreditim dhe kanë ndaluar shumë programe prapë, ku janë refuzuar 24 programe dhe janë pezulluar 131 programe që mund të rikthehen sërish kam pak hezitim këtu nëse do t’i plotësojnë kushtet brenda dy muajve”.

“Rezerva ime është sa i përket stafit nga jashtë, që të verifikohen si staf i rregullt, sa ka kapacitete agjencia e akreditimit të bëjë verifikimin e dy vendeve të punës të rregullta, ku i njëjti profesor sidomos nga Maqedonia dhe Shqipëria punon në të njëjtë kohë në dy vende pune të rregullta”, ka thënë Gajtani.

Sipas Rexhës, problemi kryesor është tek profesorët me dy kontrata të rregullta të punës nga Maqedonia dhe Shqipëria.

“Kemi kërkuar nga ata profesorë që t’i marrin nga ATK-ja në vendet nga vijnë dhe t’i sjellin dokumentet që nuk janë në punë primare nga vendi i origjinës. Çka ka ndodhur deri tash është se asnjë nuk e ka sjell këtë dokument dhe ne do t’i suspendojmë të gjithë, pra duhet të ndalet ky mashtrim”, ka thënë ai.

“Kjo nuk duhet të vlejë vetëm për profesorë nga Maqedonia dhe Shqipëria por duhet të vlejë edhe për ata qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendi ndërsa janë të shënuar si Profesor të rregullt në Kosovë që kinse e kanë punë primare UP-në e në fakt nuk e kanë”, ka shtuar më tej.

Sipas Rexhës, të gjithë ata profesorë kosovarë që jetojnë jashtë vendit është mirë të kthehen e të punojnë këtu.

“Mirëpo ata nuk e përbëjnë trurin apo kapacitetin bërthamë të programit të studimit, unë ata i konsiderojë si një vlerë të shtuar por jo bërthamë për të zhvilluar programin e studimit”, ka thënë Rexha.

Në anën tjetër, Shaban Buza, rektor në Universitetin e Gjakovës, ka thënë se Kosova është vendi ku ka më së shumti programe në Evropë.

“Para disa viteve shumë lehtë ishte për të akredituar programe, ndërsa jemi vendi ku kemi më së paku profesorë në rajon”, ka thënë ai.

Buza ka thënë Kosova ballafaqohet edhe me problemin e ndërrimit të gjeneratave, ku shumë profesorë kanë dalë në pension dhe tash ata nuk mund të jenë bartës të programeve.


Profesorët me kontrata të rregullta edhe në... by kohanet
Profesorët me kontrata të rregullta edhe në... by kohanet
Profesorët me kontrata të rregullta edhe në... by kohanet