Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KMSHK-ja vendos në favor të portalit Koha.net në ankesën e Avni Bytyçit

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka vendosur ndaj ankesës së Avni Bytyçit kundër portalit Koha.net.

Në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 29 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Avni Bytyçit kundër portalit Koha.net lidhur me artikullin “Zyra e Kryeparlamentarit shpenzoi 7 mijë euro për një biletë udhëtimi për këshilltarin e Veselit” publikuar më 15 maj 2017, dhe mori vendim që ankesa të mos miratohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë vendim KMSHK-ja e arsyeton duket thënë se “në ankesë thuhet se është e pavërtetë se për këshilltarin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, është paguar një biletë udhëtimi në shumë prej 7,421.99 euro, sepse edhe sipas raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2016, kjo shumë është paguar për katër bileta të aeroplanit dhe për katër persona”.

Bordi i KMShK konstatoi se Portali Koha.net dhe disa portale të tjera e kanë transmetuar lajmin burimor nga KohaVision dhe menjëherë pasi e kanë kuptuar të vërtetën, kanë botuar në tërësi reagimin dhe korrigjimin se nuk bëhet fjalë për biletën e një personi, por për katër persona.

KMShK nuk ka kompetenca të merret me mediat audio-vizuele prej nga ka ardhur lajmi burimor, por mjaftoi të konstatoi se Koha.net ka përmbushur detyrimet e tij nga Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës për të botuar reagimin dhe korrigjimin.

Ky vendim u mor me 7 vota, 6 nga të cilët ishin kundër që të miratohet.