Banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar afër vendit ku makineritë e rënda të KEK-ut janë duke larguar djerrinën, për të nisur eksploatimin e thëngjillit, raporton KTV.
Këtë protestë e kanë mbajtur në mospajtim me planet e kësaj ndërmarrjeje që, sipas tyre, po vepron duke iu bërë presion që banorët të largohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë thënë se megjithëse e kuptojnë situatën në të cilën gjendet kjo ndërmarrje sa i përket mungesës së thëngjillit, nuk do të lëvizin nga pronat e tyre derisa të arrihet një marrëveshje, ku si pikë e parë është punësimi i një anëtari të familjes në KEK.
Banorët kanë paralajmëruar se protestat nuk do t’i ndalin me kaq, ndërsa u kanë bërë thirrje institucioneve qendrore, atyre lokale dhe KEK-ut që të marrin për bazë kërkesat e tyre.