Gjykata Themelore e Gjilanit ka mbyllur gjashtëmujorin e parë të këtij viti me sukses dhe kjo falë përkushtimit të madh të gjithë gjyqtarëve dhe stafit administrativ.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku punojnë gjashtë gjyqtarë, gjatë periudhës janar – qershor janë pranuar 146 lëndë, ndërsa janë kryer 180, do të thotë 34 lëndë më shumë janë kryer, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë prioritet të madh gjykata i ka dhënë kryerjes së lëndëve të korrupsionit, ku për këto gjashtë muaj janë kryer gjithsej 19 lëndë të kësaj natyre.
Edhe në Departamentin për të Mitur dhe atë të Përgjithshëm numri i lëndëve të kryera është më i madh në krahasim me numrin e lëndëve të pranuara.
Shprehur në përqindje gjatë këtij gjashtëmujori Gjykata Themelore në Gjilan ka kryer 111 % më shumë lëndë nga ato që janë pranuar.
Ndonëse është mungesë e gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, numri i lëndëve vazhdon të bie nga viti në vit.
Me konkursin e fundit për gjyqtarë janë caktuar edhe pesë gjyqtarë për Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe kjo në masë të madhe do të ndikojë që numri i lëndëve të bie.
Pritet që në të ardhmen e afërt, lëndët që do të pranohen në gjykatën tonë do të caktohen menjëherë dhe nuk do të presin sikurse vitet e kaluara.
Po ashtu edhe degët e Gjykatës Themelore në Kamenicë, Viti dhe Novobërdë kanë kryer lëndë më shumë nga numri i lëndëve të pranuara.