Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova në konferencën e 12-të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë

Rrjeti i Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, sot nisën punimet e Konferencës së 12-të, dy ditore e cila po mbahet në Burgas të Bulgarisë, njofton kumtesa nga KGjK, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, përgjatë punimeve të Konferencës së 12-të tema qendrore do të jenë “Paanshmëria dhe Kodi i Etikës dhe e ardhmja e gjyqësorit” dhe “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesë e kësaj konference është edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, Valon Totaj, Gjykata Themelore e Prizrenit, Ilir Rashkaj, Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec si dhe Aishe Qorraj – Berisha, zëdhënëse e KGjK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës u pranua si anëtar i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë më 28 maj 2015.

Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë përbëhet nga Këshillat Gjyqësor nga Italia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Turqia.