Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj do t’i drejtohet me letra Vetëvendosjes, LDK-së dhe Listës Serbe

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për medie ka folur ka folur kryetari i saj dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

Ai ka thënë se që nga “koha e certifikimit të rezultateve e deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit jam vetëm i nominuar për kryeministër i jo mandatar për krijimin e Qeverisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj në vazhdim ka njoftuar se gjatë ditëve që vijnë do t’i drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, kryetarit të LDK- së Isa Mustafa dhe Listë Serbe.

Qëllimi i letrës, sipas tij, është njoftimi se deri të hënën e ardhme të mbahet seanca konstituive e Kuvendit e pas kësaj seance të vazhdojë puna për krijimin e Qeverisë.

Haradinaj po ashtu ka njoftuar se për nesër ka propozuar një takim me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Takimi, ka thënë ai, mund të mbahet në hapësirat e Kuvendit.