Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia peng i iluzioneve të veta kundruall Kosovës

Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Millan St. Protiq, deklaroi se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk janë të gatshëm as qeveria e as populli, bile as kanë qenë më herët.

Në pyetjen se si do ta zgjidhte problemin e Kosovës, ish-ambasadori në SHBA, Protiq, u përmbajt nga përgjigja, sikundër deklaroi se po tregohej i kujdesshëm nga keqkuptimi i mendimit të tij ndaj çështjes në fjalë, sepse, “kur të kafshon gjarpri frikohesh nga hardhuca”, deklaroi ai në “Blic”, transmeton televizioni publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq në kohën sa ishte ambasador në SHBA, Protiq shtoi se askush nuk i ka kërkuar ta njihte Kosovën si shtet, por që kjo është nënkuptuar.

Në konstatimin e bërë nga “Blic” se Kosova gjithnjë e më qartë duket se do të pranohet në UNESCO, ish ambasadori Protiq, u përgjigj me një “Po”.

“Jemi peng i iluzioneve tona ku dëshirojmë të besojmë pavarësisht nga gjendja reale. “Më lehtë është të jetosh në iluzione”, deklaroi në fund të intervistës ish- ambasadori i Serbisë në SHBA, Millan St. Protiq.