Mbi 3.7 milionë euro ishte pagesa që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë në mënyrë të kundërligjshme nga Fondi i Mirëbesimit për Ofruesit e Shërbimeve Profesionale (OSHP) gjatë vitit 2016.
Bazuar në ligjin për AKP-në, përkatësisht neni 16, kompensimi i ofruesve të shërbimeve profesionale kryhet nga mjetet që i janë ndarë Agjencisë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, ose nga mjetet e siguruara nga një donator, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është vetëm njëra nga parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Fondit të Mirëbesimit, i cili menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe pasqyrave financiare të kësaj agjencie.
Sipas dy raporteve të ndara për vitin 2016, të cilat janë publikuar këto ditë, parregullsi ka pasur edhe në menaxhimin e të hyrave nga qiratë, vonesa në procesin e likuidimit, vonesa në shpërndarjen e 20-për qindëshit tek punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të shitura, shkallë të ulët të arkëtimit të llogarive të arkëtueshme...
... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.