Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në rrjetin social Twitter, se çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it.
Gjatë ditës së sotme kryeministri irakian Hiader al-Abadi, ka njoftuar se Mosuli është çliruar nga grupi terrorist ISIS, që e kishin marrë në duar Mosulin që nga viti 2014.
“Çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it në Irak dhe rajon. Zhvillim i rëndësishëm për paqen në Irak dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj.
Liberation of #Mosul marks another victory against ISIS in #Iraq and region. Important development for local peace & international security
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) July 9, 2017