Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensionistëve, bankat po ua konfiskojnë kartelat pa asnjë shpjegim

Agron Dida ka dy vjet që është pensionuar. Por, me këtë status atij nuk i takon të ketë kartelë bankare.

Banka, në të cilën ka të hapur xhirollogarinë, ia ka konfiskuar kartelën. Dida thotë të mos e dijë arsyen e konfiskimit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos kësaj, pensionistët në Kosovë ballafaqohen edhe me probleme të tjera.

Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale i detyron ata të paraqitën në Qendrën për punë sociale çdo 6 muaj për të dëshmuar që janë gjallë.

Dida është i obliguar që edhe nënën e tij, e cila është e palëvizshme ta dërgojë në Qendër për punë sociale, dy herë në vit.

Në KMDLNj thonë se veprime të tilla, qoftë nga bankat e Kosovës, qoftë nga Ministria e Punës, bien ndesh me të drejtat e njeriut.

Behxhet Shala nga KMDLNj thotë se Ministria duhet të mendojë për një zgjidhje që do t’ua lehtësonte pensionistëve jetën.

Në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Shoqatën e bankave thonë të mos kenë pranuar asnjë ankesë të tillë nga pensionistët.