Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se deri të enjten pritet që në vend të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.
“Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e enjte, ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë celsius.
Pas këtyre temperaturave të larta, gjatë vikendit pritet të ketë ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike.