Qytetarët kanë nisur të ankohen për çmimin e energjisë së shpenzuar. Thonë se faturat po u vijnë dyfish më të shtrenjta se që ka ndodhur vitin e kaluar edhe pse mundohen që ta kursejnë maksimalisht.
Sipas një grafikoni të siguruar nga KTV-ja, shihet se përfitimet e KEDS-it pas ndryshimit tarifor janë rritur në 23%, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë KEDS nuk kanë pranuar të japin ndonjë shifër rreth përfitimeve financiare, por kanë thënë se megjithëse ideja e ndryshimit është që të shtynte qytetarët të përdorin energjinë natën, kjo nuk po ndodh.
Nga ana tjetër, shoqëria civile akuzon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë se me ndryshimet e bëra vetëm ka rritur koston e pagesës së energjisë, pasojat e të cilës do të vërehen gjatë tërë vitit.
Kohavision ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë detaje rreth ndikimit që ka pasur ndryshimi tarifor nga prilli e deri më tani, por zyrtarë të saj nuk kanë dhënë përgjigje.